Newcastle United thuhet se ka forcuar interesin e tyre për Neymarin, pasi lojtari i Paris Saint-Germain nuk po kalon kohë të mirë në Francë, rapoton Fichajes.
Braziliani nuk është i dashur më nga tifozët në Parc des Princes, duke ndezur idenë se ai mund të largohet nga klubi.
Por, nëse PSG dëshiron një kthim në tarifën më të shtrenjtë të transferimit të paguar ndonjëherë, disa klube mund të përballen me një operacion të vështirë për ta blerë atë – por Newcastli i pasur mund të lëvizë për të.
The Magpies mund të përballojnë pagën e tij dhe shumën që do të kërkojë klubi parisien, mirëpo e gjitha varet nga dëshira e lojtarit.
Neymar ka bërë të ditur se plani i tij është që të shkojë të luajë në Amerikë, pasi ka më pak ndeshje futbolli.
Ndërsa, Newcastle po synon ta pushtojnë futbollin evropian, derisa paraja për ta nuk është problem. /Telegrafi/
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...
Crystal Palace triumfon ndaj Shakhtar, fiton edhe Vallecano
Parashikimi i motit për të premten
Trump kërcënon të tërheqë trupat nga Italia dhe Spanja për s...
Shqipëria do ta rihapë Shkollën e Aviacionit pas gati 20 vje...
Opinionisti i bindur se Albin Kurti do t’i marrë sërish 50%:...