Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se fokus i ministrisë që drejton do të jetë investimi në sistemin e ujitjes së tokave bujqësore, në agroturizëm, si dhe rritja e përkrahjes direkte përmes subvencioneve.
Ministri Peci këto komente i bëri gjatë vizitës në Komunën e Shtimes, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune Qemajl Aliu, ku kanë diskutuar rreth sektorit të bujqësisë dhe nevojën që kanë bujqit dhe fermerët për përkrahje institucionale, sidomos në këtë komunë që posedon tokë të bollshme pjellore.
“Një diskutim me rëndësi paraqet edhe zgjidhja e çështjes së pronësisë në lokacione të caktuara mes komunës dhe ministrisë. Vlen të përmendet edhe që Tregu i Gjelbërt që planifikojmë ta ndërtojmë në Shtime, do t’ia lehtësonte bujqve tregtimin e kulturave bujqësore.
Me ministrin Faton Peci u dakorduam për bashkëpunim të shtuar ndërinstitucional mes nivelit lokal dhe qendror, me qëllim të koordinimit të politikave që do ndikonin në zhvillimin bujqësor dhe rural në komunën tonë”, ka shkruar kryetari i kësaj komune Qemajl Aliu.
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...