Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova këtë vit do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Këtë deklaratë, Kurti e bëri në televizionin zviceran “Blick”, shkruan arbresh.info.
Ai tha se Kosova si një vend demokratik dhe stabilitet politik meriton t’i jepet një mundësi.
“Ne do të aplikojmë për anëtarësim në BE këtë vit. Do ishte shumë e rëndësishme që Kosova të përfshihej në Këshillin e Evropës dhe në programin e paqes së NATO-s.
Kurti në këtë intervistë u pyet edhe për planin e qeverisë së tij për të bindur disa nga vendet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.
“Ne jemi në kontakt me shtetet që ende s’e kanë njohur Kosovën, katër prej tyre janë anëtare të NATO-s: Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania, si dhe Qiproja, e cila nuk është pjesë e NATO-s, por është anëtare e BE-së. Shpresoj se ky është viti që këto shtet të bëjnë hapin e madh duke njohur Pavarësinë e Kosovës” ,u shpreh Kurti.
Ai tha se Kosova vitin e kaluar ka marrë pjesë bashkë me shtetet anëtar të NATOS- në “Defender Europe 2021” nga marsi deri në qershor me 330 ushtarë, përderisa në anën tjetër, Serbia mori pjesë në “Slavic Shield” bashkë me Rusinë në mesin e tetorit të vitit të kaluar” , tha Kurti./arbresh.info/
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...