
(FILES) In this file photo taken on January 31, 2018 Russian President Vladimir Putin delivers a speech during a meeting with Russian athletes and team members, who will take part in the upcoming 2018 Pyeongchang Winter Olympic Games, at the Novo-Ogaryovo state residence outside Moscow. - Russia will miss next year's Tokyo Olympics and the 2022 Beijing Winter Games after the World Anti-Doping Agency on Monday banned the powerhouse from global sporting events for four years over manipulated doping data. (Photo by GRIGORY DUKOR / POOL / AFP)
Presidenti rus, Vladimir Putin, në një fjalim të fundit ka theksuar se Rusia duhet t’i nënshtrohet një “vetë-pastrimi të shoqërisë” për të hequr qafe “bastardët dhe tradhtarët” ndërsa mijëra rusë u përpoqën të largoheshin nga vendi mes pushtimit të Ukrainës.
“Perëndimi kolektiv po përpiqet të copëtojë shoqërinë tonë, duke spekuluar mbi humbjet ushtarake, mbi efektet socio-ekonomike të sanksioneve, në mënyrë që të provokojë një rebelim të popullit në Rusi”, tha Putin përmes një video fjalimi të postuar në mediat sociale, transmeton portal arbresh.info
“Por çdo popull, veçanërisht populli rus, është në gjendje të dallojë patriotët e vërtetë nga bastardët dhe tradhtarët dhe do t’i pështyjë ata”, tha ai për ata që nuk e mbështetën Kremlinin.
“Jam i sigurtë se ky vetë-pastrim është i domosdoshëm dhe i natyrshëm dhe nuk do të bëjë asgjë më shumë sesa të forcojë shoqërinë tonë”, tha ai.
Putin tha se ai nuk po “gjykon ata me vila në Miami ose në Rivierën Franceze” ose ata “që nuk mund të jetojnë pa foie gras dhe midhje ose të ashtuquajturat të drejta të bazuara në gjini” për sa kohë që ata ishin “mendërisht” me Rusinë.
“Problemi nuk qëndron në këtë, por e përsëris, fakti është që shumë nga këta njerëz në thelb, mendërisht, jetojnë diku tjetër dhe jo këtu me ne, me njerëzit tanë, me Rusinë”, tha Putin.
Ndërkohë, mijëra qytetarë rusë janë burgosur për shkak të protestave kundër luftës në Ukrainë dhe mijëra të tjerë janë duke u larguar nga Rusia.
Që nga 24 shkurti, kur edhe filloi pushtimi i Ukrainës, forcat ruse kanë granatuar shumë qytete.
Gati 15,000 njerëz në të gjithë Rusinë janë arrestuar që nga fillimi i pushtimit, sipas të dhënave nga grupi i pavarur i monitorimit OVD-Info./insider/arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...