Sëmundja e Parkinsonit është një gjendje ku disa pjesë të trurit dëmtohen në mënyrë progresive gjatë shumë viteve.
Çrregullimi i trurit prek rreth një në 500 njerëz, por cilat janë simptomat?
Shumica e njerëzve që fillojnë të shfaqin simptoma janë mbi 50 vjeç, por një në 20 me këtë gjendje përjetojnë simptomat e para nën 40 vjeç. Ajo shkaktohet nga humbja e qelizave nervore në një pjesë të trurit të quajtur substantia nigra.

Kjo çon në një reduktim të një kimikati të quajtur dopaminë në tru – dopamina është çelësi për rregullimin e lëvizjes së trupit.
Prandaj, një reduktim i dopaminës është përgjegjës për shumë nga simptomat e sëmundjes së Parkinsonit.
Është e paqartë saktësisht se çfarë e shkakton humbjen e qelizave nervore. Shumica e ekspertëve mendojnë se një kombinim i faktorëve gjenetikë dhe mjedisorë është përgjegjës. Burrat kanë një rrezik pak më të lartë për t’u prekur nga Parkinson sesa gratë.
Sipas NHS , simptomat mund të përfshijnë:
Dridhje e pavullnetshme e pjesëve të veçanta të trupit
Lëvizje e ngadaltë
Muskuj të ngurtë dhe jo fleksibël
Depresion dhe ankth
Probleme të ekuilibrit
Humbje e shqisës së nuhatjes
Probleme me gjumin
Probleme me kujtesën. /Telegrafi/
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...
Moti sot në Shqipëri