Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 64 vota miratoi Projektligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.
Ky projekt ligj parasheh disa risi që vijnë si përgjigje ndaj nevojave bashkëkohore për të targetuar çështjet e pasurisë së zyrtarëve publikë.
Projektligji ndër të tjera mundëson deklarimin e pasurisë online me qëllim që të evitohet çdo gabim potencial, të kontribuojë në ngritje të transparencës dhe do të mundësojë përcjelljen e trendëve të pasurisë së zyrtarëve publikë.
Të dhënat e regjistruara në këtë data-bazë do të jenë lehtësisht të transferueshme edhe në regjistrat e institucioneve tjera ligj-zbatuese për qëllime të hetimit penal apo administrativ.
Në anën tjetër është bërë një kategorizim i ri i zyrtarëve publikë që do të deklarojnë pasurinë që përfshinë zyrtarët e lartë dhe zyrtarët publikë si dhe kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë.
Projekt ligji i ri është punuar në bashkëpunim të ngushte me të gjitha institucionet relevante si dhe me institucionet ndërkombëtare, si, Zyrën e UNDP në Kosove, Zyrën e BE në Kosovë, Ambasadën e SHBA-se, Këshillin e Evropës dhe organizatat jo-qeveritare./arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Thaçi intervistohet nga gazetari gjerman, Michael Martens
Dibrani: Të burgosurit nga Danimarka pritet të vendosen në G...
Blloku A5 jashtë funksionit nga mbrëmë, KEK thotë se pritet ...
Hiqen tabelat serbisht në Leposaviq, vendosen ato në gjuhën ...
Shitjet e Tesla-s kanë shënuar ‘rënie drastike’ në Norvegji