Policia e Shqipërisë ka arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit me Malin e Zi një shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë.
Sipas njoftimit të policisë, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim pasi kishte vjedhur një shtetas kosovarë.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës, pasi më datë 13.03.2022, shtetasi E. K., 57 vjeç, banues në Kosovë, ka bërë kallëzim se 40-vjeçari, në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka vjedhur me dhunë disa dokumente dhe shumën 850 euro”, ka shtuar policia.
40-vjeçari iu dorëzua strukturave të Komisariatit të Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme. /arbresh.info/
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër