Gramoz Vokrri ka konfirmuar se do t’i futet garës për pozitën e kryetarit në Federatën e Futbollit të Kosovës.
Këtë ai e bëri të ditur para pak çastesh përmes një postimi në “Facebook”.
Vokrri bëri të ditur se ka marrë mbështetje të konsiderueshme nga klubet kosovare të futbollit.
Tutje, ai tha se nesër në ora 11:00 do ta bëj deponimin e nënshkrimeve, nënshkrime këto që e bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Të nderuar,
Futbolldashës, futbollistë, punonjës sportiv dhe ju donatorë të klubeve të futbollit në vend ndër vite, të gjithë padallim.
Pas mbështetjes që më ofruan një numër i konsiderushëm i klubeve, ju njoftoj se nesër në ora 11:00 do të bëhet deponimi i nënshkrimeve, nënshkrime këto që më bëjnë edhe zyrtarisht kandidat për Kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Duke uruar për një proces fer, korrekt dhe transparent, ju përshëndes përzemërsisht dhe njëkohësisht kërkoj përkrahjen tuaj.
Me respekt dhe fair play”, ka shkruar Vokrri.
Kujtojmë se Kuvendi Zgjedhor do të mbahet më 6 prill. Kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, ka konfirmuar se do të kandidojë sërish edhe për një mandat katërvjeçar.
‘Zbarkimi i mundshëm i FSK-së në Gaza’, Maqedonci: Ka qenë v...
Organizata “Kolektivi për mendim dhe veprim feminist” kundër...
Kurti në “Laureatët e Vitit 2025”: Çdo medalje është dëshmi ...
Bebe Rexha: Ish i dashuri më doli gay, të gjithë e dinin, pë...
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...