Ka përfunduar edhe kryendeshja e kësaj jave mes Gjilanit dhe Llapit me rezultat 1-1, e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të fortë nga të dyja skuadrat, por golin e gjetëm mysafirët.
Vendasit në fakt shënuan në minutën e 26-të përmes Albert Dabiqaj, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje pas rishikimit nga VAR-i.
Goli i vetëm brenda kësaj pjese erdhi nga Francisco Rivera, i cili pranoi asistimin e Valmir Veliut dhe realizoi me kokë në minutën e 35-të.
Në pjesën e dytë, Gjilani zhvilloi lojë tejet ofansive në kërkim të golit të barazimit, ndërsa llapjanët mundoheshin të përfitonin nga kundërsulmet.
Në minutën e 79-të, Rivera u ndëshkua me karton të kuq, duke ia lehtësuar punën gjilanasve për rrugën e tyre drejt barazimit të rezultatit.
Shend Kelmendi arriti të barazonte shifrat në minutat shtesë të ndeshjes, gol ky që edhe i siguroi një pikë skuadrës së tij.
Pas këtij barazimi, Gjilani e sheh veten në pozitën e dytë me 48 pikë apo tri më pak se Ballkani i pari, ndërsa Llapi rendite në pozitën e katërt me 41 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Gjilani luan në udhëtim te Malisheva, ndërsa Llapi pret Dukagjinin./Arbresh.info
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...
Krasniqi u bën thirrje shqiptarëve për pjesëmarrje në protes...