Paul Pogba e ka quajtur bashkëlojtarin e tij te Manchester United, Cristiano Ronaldon si sulmuesi më i mirë në histori, pasi ylli portugez shënoi het-trik në fitoren 3-2 ndaj Tottenham Hotspur të shtunën.
Pogba mbeti i mahnitur teksa Ronaldo shënoi në mënyra të ndryshme, duke mposhtur Hugo Lloris nga jashtë zonës, nëpërmjet aksionit dhe me kokë.
Mes raporteve se Ronaldo ka qenë i pakënaqur te Djajtë e Kuq, Pogba tha se shoku i tij i skuadrës “nuk ka qenë kurrë problem”.
Përkundrazi, pas ndeshjes ndaj Spurs, francezi e ka cilësuar bashkëlojtarin e tij si sulmuesi më i mirë në histori.
“Ne i lënduam ata në momentet e duhura dhe Ronaldo bëri atë që bën më së miri”, ka thënë fillimisht Pogba për BBC Sport.
“Ai nuk ka qenë kurrë problem. Ne kemi sulmuesin më të mirë në histori në ekipin tonë, ai nuk mund të jetë problem. Sot paraqitja e tij dhe e gjithë skuadrës ishte shumë e shkëlqyer”.
“Të gjithë e njohin Cristianon – nuk ka nevojë të flasim për të. Kështu bën ai”.
“Ai nuk luajti në ndeshjen e fundit, por rikthehet dhe shënon tre gola. Të gjithë janë të lumtur”, përfundoi mesfushori francez.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...