Trajneri i Barcelonës, Xavi thuhet se refuzoi mundësinë për të drejtuar klubin anglez, Manchester United.
Barcelona po kalon një transformim të thellë që nga ardhja e spanjollit Xavi në krye të ekipit në nëntor, pas një fillimi shumë të keq të sezonit të skuadrës me Ronald Koeman.
Me kalimin e javëve, skuadra e tij po thith konceptet e transmetuara dhe ka ecur mirë në Ligën e Evropës dhe La Liga, ku ajo tashmë është vendosur në katër pozitat e para.
Megjithatë, klubi nga Camp Nou mund të cilësohet me fat, pasi Xavi pati një ofertë të madhe para se të merrte drejtimin e Barcelonës.
Sipas mediumit El Nacional, Xavi ishte në krye të Al Sadd-it kur skuadra angleze i bëri ofertë, por ai i refuzoi ata për të ndjekur ëndrrën e tij për të marrë drejtimin e Barçës.
Djajtë e Kuq ishin të etur ta emëronin Xavin në krye të ekipit pasi e shihnin si pasues ideal të Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarkuar vetëm tri javë pasi spanjolli mori drejtimin e klubit nga Camp Nou.
Tani e tashmja dhe e ardhmja e Xavit është i qartë, pasi pritet të jetë edhe për shumë vite në krye të Barcelonës.
Trajneri i përkohshëm Arbeloa, nuk po i bind ende yjet e Rea...
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në UP pranohet në K...
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë