Në Tiranë po protestohet kundër rritjes së çmimeve të produkteve.
Protestuesit kanë bllokuar Zogun e Zi në Tiranë, ndërsa ka ndërhyrë policia për të liruar qarkullimin e veturave.
Abc Albania raporton se ka edhe të shoqëruar pasi protestuesit janë përplasur me policinë. Në ditën e tretë radhazi, nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, qytetarë janë mbledhur në protesta.
Me thirrjet ‘Ulni taksat’, ‘Taksoni oligarkët’, janë zhvilluar protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimeve.
Protestuesit u mblodhën në Tiranë përpara kryeministrisë, por edhe në Lezhë, në Durrës, në Berat, në Korçë, në Shkodër etj.
Teksa protestat po zhvillohen nga Veriu në Jug, kundër rritjes së çmimeve Rama mohon që të jetë populli ai që proteston dhe shkruan në “Twitter” se është e njëjta pakicë e zhurmshme në kërkim të rrëmujës.
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu
Bullgaria fiton Eurovision 2026