Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt, ka ftuar në takim të gjithë drejtorët e shkollave të mesme të larta dhe të ulta të Ferizajt, takim ky që u mbajt sot në sallën e kuvendit të komunës së Ferizajt, thuhet në një komunikatë për media.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe përfaqësues të Prokurorisë Themelore dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Drejtori Rajonal i policisë, Nënkoloneli Basri Shabani para të pranishmëve prezantoi një raport të ligjeratave të mbajtuara në të gjitha shkollat e komunës së Ferizajt, me tema të ndryshme në vetëdijësimin e nxënësve në parandalim të dukurive negative , po ashtu shpalosi edhe trendin e rasteve kriminale që nga viti 2017 deri në vitin 2021 dhe aksionet e policisë nëpër shkolla.
Në këtë takim, veç tjerash u diskutua situata e sigurisë në shkolla dhe në afërsi të shkollave. U vlerësua dhe u lavdërua puna e mirë e policisë, aksioni i Sektorit Rajonal të Hetimeve i nisur që në dhjetor të vitit 2021, i cili aksion po vazhdon edhe këtë stinor , në identifikimin dhe kapjen e personave që prishin rendin dhe qetësinë publike rreth dhe nëpër shkolla.
Drejtori Rajonal i Policisë i siguroi të pranishmit se, policia do të vazhdojë me ligjerata në shkolla dhe do të shtojë aktivitetet e policisë, veç policëve me uniformë do të angazhojë edhe pjesëtarë të policisë me rroba civile në parandalim të dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla./arbresh.info/


FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën