Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me kompaninë “Eco-Higjiena” kanë ndërmarrë sot një aksion për ta pastruar ambientin në territorin e Komunës.
Në aktivitetet e sotme në qytet e fshatra ka marrë pjesë edhe kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri dhe zyrtarë komunal.
Fillimisht kryesuesja e Kuvendit Komunal, Valentina Bunjaku Rexhepi e shoqëruar edhe nga këshilltarë komunal të pozitës e opozitës kanë mbjellë lule para zyrës së kryetarit të Komunës.
Një aktivitet tjetër është shënuar sot në fshatin Dobërqan, ku është pastruar lumi i këtij fshati.
“Sot e kemi nisur pastrimin e lumit të këtij fshati, i cili ka shkaktuar mjaft dëme në kohën e vërshimeve. Rreth 500 metra është pastruar dhe do të vazhdojmë ta pastrojmë në tërësi. Tash e tutje lumi më nuk do të dalë nga shtratin dhe të vërshojë shtëpitë e qytetarëve siç ka ndodhur më herët”, ka thënë Drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri.
Ai ka bërë apel qytetarëve që të mos hedhin mbeturina dhe që të mos dëmtohet shtrati i këtij lumi. Aksioni i ndërmarrë i Komunës po vazhdon edhe në lokalitete e fshatra të tjera të Komunës së Gjilanit./arbresh.info/
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...