Një raketë ose bombë goditi një anije mallrash në pronësi të Bangladeshit në portin ukrainas të Detit të Zi, Olvia, duke vrarë një nga anëtarët e ekuipazhit të saj dhe po bëheshin përpjekje për të shpëtuar të tjerët nga anija, tha të enjten pronari i anijes shtetërore, transmeton arbresh.info.
“Anija u sulmua dhe një inxhinier u vra”, tha për Reuters Pijush Dutta, drejtor ekzekutiv i Bangladesh Shipping Corp.
“Nuk ishte e qartë nëse ishte një bombë apo raketë apo cila anë e nisi sulmin. 28 anëtarët e tjerë të ekuipazhit janë të padëmtuar”, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme.
Banglar Samriddhi me flamurin e Bangladeshit ishte bllokuar në portin e Olvia pasi pushtimi rus i Ukrainës filloi më 24 shkurt dhe ishte goditur nga një raketë, tha më herët të enjten një zyrtar i ministrisë së jashtme të Bangladeshit./arbresh.info/
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit