Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka vazhduar aktivitetet në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion përmes dronit të policisë.
Sot, në rajonin e Ferizajt, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka nisur kontrollimin e komunikacionit përmes dronit të policisë, aksion ky që do të vazhdojë përgjatë gjithë muajit mars 2022 nëpër rrugët magjistrale, rajonale dhe lokale të rajonit të Ferizajt, thuhet në një komunikatë për media.
Aksioni i policisë ka për qëllim identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshëm në komunikacion, me theks të veçantë kundërvajtjet si: tejkalimi në vijë të plotë, kyçjet e pasigurta në rrugë, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimi i telefonit, mos përdorimi i rripit të sigurisë dhe kundërvajtje tjera që, shoferët me veprime të tilla mund të shjkaktojnë aksidente në komunikacion./arbresh.info/

Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu