Kryetarja e Bashkisë së Shkupit Danella Arsovska, deri te Këshilli i Bashkisë ka dorëzuar propozim që të miratohen 7 milionë denarë ndihmë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Nga Bashkia e Shkupit thonë se ky vendim për ndihmë humanitare është shprehje e solidaritetit për qytetarët e Ukrainës që janë prekur nga konflikti ushtarak.
“Jetojmë në kohëra turbulente, të ballafaquar me sfida të mëdha. Askush nuk dëshiron konflikte dhe vuajtje, të përpiqemi të ndihmojnë sa të mundemi”, tha Arsovska.
Ndryshe, sot bëhen 8 ditë që kur Rusia filloi veprimet luftarake në Ukrainë./arbresh.info/
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër s...
Vazhdon spektakli i Ligës së Kampionëve – sytë drejt Parisit...
New York Times: Mojtaba Khamenei është plagosur në këmbë, u ...
Rama fton qytetarët në Panairin e Produkteve Bujqësore në El...
Irani sulmon bazat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme
“2025 – vit i humbur”/ Terras publikon draft-raportin për Ko...