Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kanë përgatitur një notë proteste për Turqinë pas deklaratës që presidenti i kësaj të fundit bëri në mbështetje të Kosovës në NATO.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka përgatitur një notë proteste për Turqinë, sepse ajo nga sonte nuk quhet më Turqi. A do ta dorëzojmë atë, do të marrim vendim sonte. Por, gjithsesi këtë nuk e shohim si një sjellje të një miku. Erdogan ka deklaruar që e ka marrë vendimin që të përkrahë hyrjen e Kosovës në NATO, duke mos pyetur askënd”, tha ai, shkruan “Novosti”, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në konferencën e djeshme me presidenten kosovare, Vjosa Osmani, tha se vendi i tij e mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe se për këtë s’ka nevojë të marrë leje nga askush.
Presidenti serb, në konferencën e sotme, foli edhe për situatën në Ukrainë, ku tha se shkelja e integritetit territorial është e rëndësishme edhe pse për disa, sipas tij, kjo nuk do të thotë asgjë.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1