Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare 11, nga sot do të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike, ku do të punohet shtatë ditë të javës.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se shërbimi për pacientë do të ofrohet nga ora 07:00 deri në ora 19:00.
Njoftimi i plotë;
Komuna e Prishtinës ju njofton se Drejtoria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ofrohet kujdes shtesë për pacientët me sëmundje kronike me ç’rast nga 5 ditë pune sa ishte më herët duke filluar nga sot, më datë 01.03.2022, ky shërbim do të ofrohet 7 ditë në javë nga ora 07:00-19:00 në QMF 11.
Gjithashtu, ju njoftojmë që Kryetari Rama së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë z. Izet Sadiku, me rastin e ofrimit të këtij shërbimi do ta vizitojnë QKMF 11 (rr. Abdyl Frashëri, lagjja e Muhaxherëve) sot, duke filluar nga ora 13:15, për të parë nga afër kujdesin që u ofrohet qytetarëve të Prishtinës, gjegjësisht pacientëve me sëmundje kronike. /arbresh.info/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A