Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko tha në një intervistë për FRANCE 24 nga Kievi se presidenti rus Vladimir Putin është “gati të përdorë të gjitha mundësitë” për të arritur fitoren në Ukrainë, duke përfshirë planet për të shënjestruar termocentralet bërthamore të Ukrainës.
Julia Tymoshenko tha për FRANCE 24 se ajo falënderon “të gjithë botën për mbështetjen dhe sanksionet kundër Putinit”, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, ajo ka paralajmëruar se “nëse ushtria e Putinit synon të bombardojë termocentralet tona bërthamore, padyshim që do të jetë një tragjedi për të gjithë kontinentin”.
Flota bërthamore e Ukrainës përbëhet nga katër termocentrale, të pajisur me pesëmbëdhjetë reaktorë.
Ish-kryeministrja e Ukrainës ka kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe NATO që të “mbyllin hapësirën ajrore të Ukrainës” për a mbrojtur atë nga çdo ndërhyrje ruse dhe ka bërë thirrje për vendosjen e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë.
Ndërhyrja ruse, thotë Timoshenko, jo vetëm që përfaqëson një “kërcënim” për Ukrainën, por për “Europën dhe botën”./arbresh.info/
Nis takimi i kryeparlamentarëve Haxhiu e Peleshi
Droni që goditi bazën britanike ishte iranian, konfirmon pre...
Arteta pas fitores ndaj Chelsea-s: Fitore e madhe
Transferoi 70 mijë euro përmes bankës, Prokuroria i ngre akt...
330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes – po...
Begaj: Besëlidhja e Lezhës është një moment i rëndësishëm hi...