24 vjet më parë forcat serbe rrethuan dy fshatra Likoshanin dhe Qirezin ku edhe vranë e masakruan 24 civilë të pafajshëm.
Kryeministri, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar këtë.
Kurti shkruan se, helikopterë e makina ushtarake, përpara se forcat policore të hynin më këmbë për të bërë ç’të mundnin brenda, kishin qëlluar mbi lagjet, shtëpitë, çatitë.
Postimi i plotë i tij:
“Helikopterë e makina ushtarake, përpara se forcat policore të hynin më këmbë për të bërë ç’të mundnin brenda, kishin qëlluar mbi lagjet, shtëpitë, çatitë.”
Kështu përshkruhet në një raport të organizatës për të drejtat e njeriut ‘‘Human Rights Watch”, data 28 shkurt 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez.
24 vjet më parë forcat serbe rrethuan këto dy fshatra dhe vranë e masakruan 24 civilë të pafajshëm.
Në këtë ditë ne përkujtojmë dëshmorët dhe martirët tonë, e asnjëherë nuk harrojmë krimin shtetëror të Serbisë.
E kemi obligim, për lirinë dhe paqen që sot e gëzojmë, për të vrarët dhe familjarët e tyre, për të kaluarën e të ardhmen tonë, sjelljen e drejtësisë, duke i gjykuar dhe dënuar kriminelët serbë dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit./arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...