“Ukraina kurrë nuk do të dorëzohet dhe ky është fillimi i fundit për Putinin”

19:28 | 28 Shkurt 2022
A Z

Ish-ambasadori i Ukrainës në BE, Kostiantyn Yelisieviev, ka thënë se Ukraina “nuk do të dorëzohet kurrë” dhe ushtarët e vendit janë po aq heroikë , duke i krahasuar ata me “James Bond”.

Sipas tij, Putini ka bërë një “gabim të madh” dhe pushtimi i Ukrainës është “fillimi i fundit” për regjimin e liderit rus.

Ai për Sky News ka thënë se “Ukraina me siguri do të mbijetojë”, teksa shtoi se nuk do të dorëzohen kurrë, transmeton arbresh.info