Takimet në kuadër të Samitit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kryeministri Albin Kurti i vazhdoi me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Para se të diskutonin për projektet në fushën e energjisë dhe infrastrukturës dhe financimin e tyre, kryeministri Kurti tha se zhvillimet e fundit në Evropën Lindore e kanë bërë të qartë nevojën për angazhim më të madh me Kosovën në kuptim të bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërkombëtar dhe integrimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ai e dënoi pushtimin dhe agresionin ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës.
Sa i përket projekteve infrastrukturore dhe vlerës së tyre të lidhshmërisë, kryeministri Kurti veçoi autostradën Prizren-Tetovë, hekurudhën Prishtinë-Durrës dhe atë për në Leshak. Ndërkaq në lidhje me energjinë kryeministri Kurti foli për punën në hartimin e Strategjisë për Energji, synimet për tranzicion të drejt energjetik, planet për ngritjen e kapaciteteve prodhuese nëpërmjet burimeve të ripërtëritshme, dhe projektet për rritjen e efiçiencës energjetike.
Gjithashtu u fol edhe për reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut si dhe për veprimet e fundit të qeverisë në shërbim të krijimit të një sistemi dual të edukimit që lidh tregun e punës me sistemin e arsimit.
Komisioneri Varhelyi dha mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në fusha dhe projekte të përbashkëta.
Në këtë takim kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti./arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...