Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, me rastin e 24-vjetorit të masakrës në Likoshan dhe Qeriz të Drenicës, ka bërë homazhe te varrezat e të rënëve.
Mehaj shkruan se, më 28 shkurt të vitit 1998 pas luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër policisë dhe ushtrisë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së: Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.
Postimi i plotë:
24 vite nga masakrat serbe në Likoshan dhe Qirez të Drenicës. Më 28 shkurt të vitit 1998 pas luftimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër policisë dhe ushtrisë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së: Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli.
Forcat kriminale serbe, atë ditë, pas disfatës që pësuan në përballje me luftëtarët e UÇK-së, në shenjë hakmarrje mizore iu kishin vërsulur popullatës së pambrojtur dhe kishin vrarë e masakruar 20 shqiptarë: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun (shtazënë) Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun.
Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.
Duke kujtuar dhe nderuar të kaluarën e dhimbshme e të lavdishme do të kemi të sigurtë të tashmen dhe të ardhmen tonë!
Lavdi gjithë të rënëve në Likoshan e Qirez e qoftë i përjetshëm kujtimi për ta./arbresh.info/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...