Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kërkuar nga ekzekutivi që me urgjencë të dërgojë ndihma në Ukrainë.
“Mbështes çdo vendim të qeverisë që lidhet me aleancën e Atlantikut, sikundër mbështetjen e vendimeve të BE për Ukrainën, por shpreh keqardhjen time që qeveria shqiptare deri në këtë moment s’ka dhënë ndihmë konkrete veç ndihmës politike të përputhura plotësisht me SHBA e NATO-n. Në çdo rrethanë ngarkesa me fishekë me predha e mortaja me uniforma mund të dërgohen. Shqipëria ka mundësitë e veta për të përballuar agresionin barbar të Rusisë”.
Nga Durrësi ku vijoi fushatën elektorale, Berisha foli me shqetësim edhe për qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë, duke e cilësuar atë kërcënim dhe rrezik për paqen në Ballkanin Perëndimor.
“Serbia ‘de facto’ është e rreshtuar në anën e Rusisë. Do të theksojmë këtu se ky qëndrim i Serbisë përbën një ndarje të qartë, përfundimtare, politike, të këtij vendi nga rrjedhje e përgjithshme euroatlantike dhe në çdo rrethanë ajo është një aleat potencial për veprime destabilizuese në rajon”,ka thënë Berisha./tvklan.al/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...