Votimi për Gjykatën Speciale mund të vonohet

19:30 | 1 Prill 2015
M. A.

Kuvendit të Kosovës do t’i duhet të presë ende për amendamentet kushtetuese që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, nuk ka dhënë indikacione se është në përfundim të vendimit, për të cilin ka afat 60 ditë. Amendamentet i janë dërguar Kushtetueses për shqyrtim më 9 mars.
“Kjo lëndë tashmë është duke u shqyrtuar dhe vendimi do të merret në përputhje me Kushtetutën. Sapo të merret vendimi, për këtë do të njoftohen të gjitha palët e përfshira dhe i njëjti do të publikohet edhe në ueb-faqen e Gjykatës”, ka shkruar zyra për media e gjykatës kushtetuese, raporton KTV.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se kudo që formohet Gjykata Speciale është e dëmshme.
Megjithëse ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kishte paralajmëruar se ka pak mundësi që diçka të ndryshohet, deputetët mendojnë se kjo është e mundur./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale