Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar një foto nga një protestuese, e cila përmes pankartës i bën thirrje Rusisë të ndalojë pasi në këtë mënyrë s’do ketë më luftë.
“Nëse Rusia ndalon s’ka më luftë, nëse Ukraina s’lufton s’ka më Ukrainë”, citon Rama atë çfarë shkruhet në pankartën e protestueses.
Të dielën, dhjetëra qytetarë janë mbledhur para ambasadës ruse në Tiranë, në shenjë proteste kundër urdhrit të presidentit rus Vladimir Putin për të pushtuar Ukrainën.
Me parulla dhe me flamurin e Ukrainës në duar, qytetarët shqiptarë por dhe ata ukrainas që jetojnë në vendin tonë kanë dalë në mbështetje të Ukrainës.
Po ashtu Shqipëria ka mbyllur hapësirën ajrore për të gjithë operatorët rus apo çdo avion të regjistruar në Rusi në kuadër të sanksioneve që i ka vendosur Rusisë pas agresionit ushtarak në Ukrainë.
Ndalimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore nga operatorët ajror rus, hynë në fuqi që nga mbrëmja e 27 shkurtit.
Ndërkaq, Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, gjë që është dënuar nga shtetet në mbarë botën.
NATO – aleancë në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria – njoftoi se do të rrisë numrin e forcave të saj pranë Rusisë, me qëllim që të forcohet krahu lindor./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në Klinë, lëndohet një person
Ura për këmbësorë mbi lumin Ibër nga nesër lëshohet për qark...
“Po du me të këqyr”, Klodi skuq Benitën
Përplaset për vdekje këmbësori në Krujë, shoqërohet në komis...
Ushtria amerikane: Tetë të vrarë nga sulmet e fundit ndaj an...
“E mallkoj ditën kur jemi takuar”, Londrimi ngacmon Edin dhe...