Shtetet e Bashkuara thanë të dielën se po dërgojnë rreth 54 milionë dollarë ndihma të reja humanitare në Ukrainë, ndërsa ajo po përballet me pushtimin rus.
Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se ShBA-ja është e fokusuar në “nevojat urgjente humanitare të Ukrainës, si një pjesë e rëndësishme e përgjigjes sonë ndaj sulmit të paramenduar, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”.
Kjo ndihmë e re që do të kanalizohet përmes OJQ-ve përfshin “sigurimin e ushqimit, ujit të pijshëm, strehimit, kujdesit shëndetësor emergjent, dimërimit dhe mbrojtjes”, tha Blinken në një deklaratë.
Blinken tha se ndihma e re do të ndihmojë gjithashtu grupet e ndihmës të mbajnë kontakte midis anëtarëve të familjes që janë ndarë nga lufta, “shpresojmë që të çojë në ribashkim në disa raste”.
Blinken lavdëroi vendet fqinje për pranimin e ukrainasve të arratisur “dhe ne po angazhohemi diplomatikisht për të mbështetur përpjekjet e tyre për të mbajtur kufijtë e tyre të hapur dhe për të ndihmuar ata që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare”.
Shtetet e Bashkuara tani i kanë ofruar Ukrainës rreth 405 milionë dollarë ndihmë që kur Rusia pushtoi për herë të parë Ukrainën në vitin 2014 dhe pushtoi gadishullin e Krimesë, thuhet në deklaratë, raporton CNN, transmeton arbresh.info
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...