Franca dhe Italia, bëhen vendet e radhës që mbyllin hapësirën ajrore për fluturimet ruse

14:11 | 27 Shkurt 2022
A Z

Franca është bërë vendi i radhës që ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse, tha të dielën ministri francez i Transportit, Jean-Baptiste Djebbari.

“Franca do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për të gjithë avionët dhe linjat ajrore ruse që nga mbrëmja e sotme. Pushtimit rus të Ukrainës, Evropa i përgjigjet me unitet total. ”,ka shkruar Jean-Baptiste Djebbari në Twitter, transmeton arbresh.info

Poashtu edhe, Ferdinando Giugliano tha se Italia po mbyll hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse

“Italia po mbyll hapësirën e saj ajrore për fluturimet ruse”, shkruan në Twitter.