Zëvendësministrja e Mbrojtjes së Ukrainës, Hanna Malyar, ka publikuar disa të dhëna, ku thuhet se Rusisë i janë vrarë rreth 4 mijë e 300 ushtarë deri më tani në luftimet që po zhvillohen.
Përveç humbjeve në njerëz, sipas Malyar, Rusia ka pësuar dëme të mëdha edhe në artilerinë ushtarake, ku thuhet se ushtria ukrainase i ka shkatërruar Rusisë 27 avionë, 26 helikopterë, 146 tanke, 706 mjete luftarake të blinduara, 49 topa, një sistem të mbrojtjes ajrore Buk, katër sisteme të lëshimit të raketave Grad, 30 automjete, 60 cisterna, dy dronë dhe dy varka.
Kujtojmë se sot lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në ditën e katërt, teksa raportohet se mbi 200 mijë ukrainas e kanë lëshuar vendin si pasojë e rrezikshmërisë, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...