Real Madridi ka fituar me mund ndaj Rayo Vallecanos si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 26-të në La Liga.
Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kishin nga një rast të mirë, fillimisht me Sergio Guardiolan që rrezikoi për vendasit në minutën e 18-të.
Pas tij ishte Sergio Asensio që kishte rast të mirë për të shënuar, por portieri Luca Zidane ishte në vend.
Në minutën e 39-të Casemiro gjeti golin, por që u anulua nga VAR.
Krejt në fund të pjesës së parë ishte Karim Benzema që rrezikoi por pa sukses, pasi Zidane priti edhe gjuajtjen e tij.
Rastin e parë në pjesën e dytë e kishte Rayo Vallecano që Mario Suarez, por rrjeta mbeti e patundur.
Kur ndeshja po shkonte nga fundi në skenë doli Benzema që përfitoi nga një asistim i Vinicius Junior për të shënuar për 1-0.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Real Madridi iu gëzua fitores së 18 sezonale që e mban në vendin e parë me 60 pikë.
Rama në SHBA, kërkon investime amerikane për Lojërat Mesdhet...
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...