Java fillon me mot të mirë dhe me temperatura të ngjashme me ditët e fundit. Në juglindje dhe lindje të vendit ka mundësi të ketë riga shiu.
Nga dita e martë i gjithë vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë nuk do të zgjasë por do të krijohen kushte për reshje shiu dhe bore në viset e ulëta dhe mesatare, kurse në viset e larta parashihen reshje bore.
Temperaturat do të bien në mesditë deri në 5 gradë. Nga dita e mërkurë parashihen kushte tjera meteorologjike, sidomos në temperaturat e dy vlerave. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s.

Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit