Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave në Kosovë është në hall me disa nga kompanitë që mbledhin mbeturinat nëpër qytetet e Kosovës.
Abdullah Haxhiu kryeshefi ekzekutiv i Kompaninë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave në Kosovë, thotë për arbresh.info, se jo të gjitha arrijnë të bëjnë pagesat, prandaj vie deri tek bllokimi i llogarive.
Pavarësisht kësaj, kjo kompani vazhdimisht ju ka bërë lehtësira në riprogramime të borxheve që i janë grumbulluar si shkak i mos pagesave të rregullta.
Së fundi, telashet me kompaninë “Pastrimi” në Prishtinë, lanë të “zhytur” në mbeturina kryeqytetin, si shkak i bllokimit të llogarive të kësaj kompanie.
Sipas Haxhiut, me këtë kompani dy herë është dashur të riprogramohet pagesa e borxhit prej rreth 1,5 milionë euro.
“Pjesën tjetër ja kemi bërë riprogramim për tre vite në ndërkohë kompania pastrimi, s’ka mujt me ja dal me at proces të riprogramimit. Ja kemi bërë edhe një herë ni proces të riprogramimit për shkak se në riprogramimin e parë e ka pas ni fakturë afërsisht prej 24.000 dhe e kemi kthy këstin mujor në 12.000 euro normalisht edhe me pagesë të faturës”, tha Haxhiu.
Kompania Pastrimi prapë nuk ka arritë me i përmbush detyrimet ndaj procesit të riprogramimit, me këtë rast KMDK-ja është dasht me ndërmarrë masat që mjetet që i ka obligim kompania e “Pastrimit” ndaj tyre t’i inkasojë përmes procedurave ligjore.
“10 prill afati është afati i fundit i pagesës të riprogramimit ndërsa komplet boxhin kompania Pastrimi duhet ta përfundojë brenda dy viteve”, tha ai.
Por, sipas Arbnora Ademi, zëdhënëse në kompaninë “Pastrimi” marrëveshja ka përfunduar me sukses.
“Marrëveshja ka përfunduar me sukses dhe shpresojmë që nuk do të kemi më probleme të tilla”, theksoi
Ademi, për arbresh.info.
Kompania për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave në Kosovë kanë klientë publik “KRM-Pastrimi”-Prishtinë, “KRM Ekoregjioni”-Prizren, “KRM- Eco-Higjiena”-Gjilan, “KRM- Pastërtia”-Ferizaj, “KRM-Çabrati”- Gjakove, Komuna Kllokokt, Komuna Partesh, Komuna Ranillug.
Në kuadër të reformës së menaxhimit të mbeturinave, Komuna e Prishtinës ka filluar faturimin e taksës së mbeturinave që nga 1 janari i vitit 2018./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...