Për rezultatin e finales së “Big Brother VIP”, në kundërshti me verdiktin reaguan disa prej miqve të Donaldit, përfshirë Elgit Dodën dhe partneren e tij, Klea Huta.
Deri në këtë moment, një reagim nuk e ka bërë Donaldi apo vëllai i tij Romeo, i cili përgjatë gjithë aventurës ishte shumë i angazhuar nga jashtë me përkrahje, surpriza e mobilizim të fytyrave publike në një kampanjë shumë dinamike për mbështetjen e Donaldit drejt fitores.
Ndonëse nuk postoi asgjë, ai ka qenë në hapësirat e Top Channel përgjatë spektaklit, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes që e ndoqën programin me miqtë.
Pas shpalljes së fituesit, Romeo është dukur i tensionuar në prapaskena. Në një video ekskluzive të siguruar nga Prive.al, ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të sigurimit.
Krah tij, me gjasë në përpjekje për ta ç’tensionuar situatën shihet zëvendës drejtori i Top Channel, Bjorn Xhokaxhi.
Në turmë, andej kalon edhe vëllai i Bora Zemanit, Lisieni, i cili duket i pashqetësuar me atë që po ndodh dhe i fokusuar tek puna e tij, si pjesë e stafit të Top Media.
Në insertin e siguruar nga Prive.al, disa prej pjesëtarëve të sigurimit shihen teksa bëjnë me shenjë të ndalet filmimi nga ana tjetër e publikut, pasi vërejnë telefonat që xhironin Romeon e tensionuar.
Prive.al poashtu mëson se Donaldi nuk ka vazhduar në “after party” në shtëpinë e “Big Brother VIP” por është larguar bashkë me vëllain, Romeon dhe Trixën.
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...
Vizita e kryeministrit Rama në Estoni, zhvillon takim edhe p...