Ministria për Evropën dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministrit së Punëve të Jashtme Sergei Lavrov, cili tha se mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë.
Sipas një njoftimi nga MEPJ në shenjë protestë është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri që ta përgënjeshtrojë lajmin e publikuar nga mediat ruse.
“MEPJ hedh poshtë kategorikisht pretendimet e publikuara sot në agjencinë e lajmeve ruse TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm Rus, Sergei Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptarë” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thërritur Ambasadori i Federatës Ruse të cilit i është kërkuar përgënjeshtrimi i lajmit”, thuhet në reagim.
Shefi i diplomacisë ruse, Lavrov e cilësoi Ballkanin Perëndimor terren për krimin, ku ka terroristë dhe trafikantë droge që sipas tij do të rekrutohen në zonën e rrezikut në Ukrainë.
“Kosova dhe disa pjesë të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen një terren për krimin. Ka terroristë dhe trafikantë droge. Është një terren rekrutimi për mercenarët që marrin pjesë në konflikte të cilat po nxiten gradualisht, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Ka informacione se mercenarët po rekrutohen në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe po dërgohen në Donbass, për të nxjerrë jashtë ekuilibrit Rusinë. Ne po e rishikojmë këtë informacion tani”, tha ministri i Jashtëm rus. /Telegrafi/
Dy raste të veprimtarive të kundërligjshme në një lokal në S...
“Mos lëshoni Pe”, Kusari-Lila ndan mesazhin që m...
Vdes pacientja nga Qendra Integruese Rehabilituese në Shtime...
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...