Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...
BE premton ndihmë humanitare emergjente për të mbështetur uk...
Garda e Iranit, në “listën e zezë” të BE/ Përcaktohet si org...
Hyrja e Shqipërisë në Shengen, zbulohet dokumenti dhe koha
Gjykata Speciale konfirmon urdhrin për zhdëmtim ndaj Pjetër ...
Dëmtime, pezullime dhe koronavirus te Roma. Ekipi i Jose Mourinhos është në emergjencë përpara sfidës shtëpiake të ditës së shtunë ndaj Hellas Verona.
Katër lojtarë të verdhekuqve kryeqytetas, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe me të marrë lajmin kanë nisur karantinën.
Trajneri portugez nuk do të ketë as shërbimet e Mancinit (i pezulluar), El Shaarawy dhe Ibanez (të dëmtuar), teksa ka pak shanse të zbresë në fushë edhe Nicolo Zaniolo.
“Kemi nëntë mungesa për ndeshjen e nesërme”, deklaroi trajneri portugez. Pavarësisht problemeve në organikë, Roma do të tentojë fitoren për të vijuar garën për një biletë në Champions League.
Skuadra e “Special One” renditet në vend të shtatë në kampionatin italian, teksa ndodhet 6 pikë larg Juventusit të vendit të katërt.