Nga e hëna, Pallati i Kongreseve, është pushtuar nga artistët në përgatitjet për “Kënga Magjike”. Edicioni i 17 rikthen të kenduarin live në Festivalin më të rëndësishëm të Muzikës Moderne.
Një tjetër rikthim janë zërat që i munguan publikut të “Kënga Magjike” për disa vite.
Artistët konkurentë janë 45. Njëri prej tyre vjen nga përtej Adriatikut.
Në një bashkëprezantim me të bukurën Almeda Abazi ish – Miss Shqipëria dhe modele në Turqi, producenti Ardit Gjebera dhe bashkëpunetorët e tij, skenaristja Dalina Buzi, dy regjisorët Aldon Lipe e Iv Tase, kanë menduar edhe për elementët surprizë. Të enjten në Pallatin e Koncerteve dhe drejtëpërdrejt në ekranin e Televizionit Klan, nis mbrëmja e parë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”./Tv Klan
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë