Shpend Ahmeti i kërkon Ramës që mos ta ndërprejë projektin për sallën e re të sporteve

23:35 | 16 Shkurt 2022
A Z

Ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ia ka kërkuar kryetarit aktual, Përparim Ramës që mos ta ndërprejë projektin për sallën e re të sporteve.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka publikuar fotografi nga projekti i një kompanie sllovene që ka fituar në konkursin ndërkombëtar për sallen e re të sporteve me dorë në Prishtinë te Stacioni i Autobusëve.

Postimi i plotë i tij:

Ky është projekti i një kompanie sllovene që ka fituar në konkursin ndërkombëtar për sallen e re të sporteve me dorë në Prishtinë te Stacioni i Autobusëve.
Për më shumë, ne kemi ndarë edhe mjetet, dhe kemi filluar edhe prokurimin për këtë sallë super moderne që do të përdorej nga klubet e Prishtinës dhe përfaqësuesja e Kosovës. Sporti zhvillohet nga infrastruktura dhe shpresoj që kryetari Rama mos ta ndërprej këtë projekt të domosdoshëm për Prishtinën.
Kërkoj falje për cilësinë e fotografive të marrë nga libri i projektit kandidues të fituesit./arbresh.info/