Ajo do të jetë e para që do ta ushtrojë funksionin e diplomates ndërlidhëse në këtë institucion.
Departamenti Amerikan i Shtetit përmes llogarisë zyrtare në Twitter shkruan se ka mirëpritur oficeren Leci.
DASH këtë e ka quajtur marrëveshje historike, e cila theksohet se do ta forcojë më tej bashkëpunimin me Kosovën.
“Sot Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur Merdiana Lecin, si oficerja e parë ndërlidhëse diplomatike e Kosovës me@StateDept. Kjo marrëveshje historike do të forcojë më tej mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Kosovës dhe partnerëve në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme”, thuhet në fund.
Kujtojmë se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, më 11 janar të këtij viti ka njoftuar se Merdiana Leci do të jetë zyrtarja ndërlidhëse e Kosovës në Departamentin amerikan të Shtetit.

Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali