Presidentja Osmani merr urim për ditën e pavarësisë nga President i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga President i Konfederatës Zvicerane, Ignazio Cassis.
“Bashkëpunimi ynë i shkëlqyer si dhe marrëdhëniet e mira dhe miqësore të bazuara në besimin reciprok në mes të dy vendeve tona janë kyçe për të trajtuar së bashku sfidat e mëdha globale dhe rajonale”, thuhet në telegramin e presidentit Cassis .
Në fund të telegramit, presidenti Cassis, ju ka uruar qytetarëve të Republikës së Kosovës një të ardhme paqësore dhe të begatshme./arbresh.info/

Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës