Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, nesër në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës.
Parakalimi do të realizohet nesër më 17 shkurt, nga ora 12 deri në orën 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
“Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku”, njofton Ministria e Mbrojtjes./arbresh.info/

Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...