Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar letër urimi në nder të 17 shkurtit ditës së Pavarësisë së Kosovës nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Në letrën e urimit, Presidenti gjerman, ka thënë se e mban mend mirë ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovë, raporton arbresh.info
Tutje, presidenti shprehu mbështetje në luftën e Qeverisë kundër krimit e korrupsionit, si një faktor qendror për zhvillim ekonomik dhe investime të reja.
Postimi i plotë:
E falënderoj Presidentin e Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier, për urimin e përzemërt për shtetin tonë, në prag të festës së pavarësisë. Ai thekson se e mban mend mirë 17 shkurtin 2008, meqë atëherë ishte ministër i punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe menjëherë ishte deklaruar pro njohjes së Kosovës. Për më tepër, ai i jep mbështetje të fuqishme institucioneve të Kosovës në agjendën e reformave dhe në luftën kundër krimit e korrupsionit, si një faktor qendror për zhvillim ekonomik dhe investime të reja.
Gjatë takimit tonë të fundit, kur me ftesë të tij e vizitova Gjermaninë zyrtarisht, Presidenti Steinmeier ritheksoi përkrahjen e palëkundur të shtetit të tij si dhe përkrahjen e tij personale për rrugën e Kosovës drejt arritjes së konsolidimit të plotë në arenën ndërkombëtare.
Kosova është me fat që përgjatë rrugëtimit të saj sfidues ka pranë shtete si Gjermania dhe miq si Presidenti Steinmeier./arbresh.info/

Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...