Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NjRKRr) ka pranuar një video-incizim të dërguar nga mediat lidhur me një kundërvajtje të shkaktuar në trafik ku shihet një veturë duke tejkaluar në vijë të plotë me çka rrjedhimisht sipas policisë ka rrezikuar veturat tjera.
Andaj nga policia thuhet se menjëherë veprimet policore kanë rezultuar me identifikimin e personit/automjetit veturë BMW me tabela 06 dhe më pas shqiptimin e gjobës për kundërvajtësin në trafik sipas Ligjit 05/L-088 për rregullat e trafikut rrugor.
Atij policia i ka shqiptuar gjobë në vlerë 150 euro. /arbresh.info/

Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani