Rreth 900 mijë euro është buxheti që ka ndarë Ministria e Financave Punës dhe Transfereve për Gjykatën Komerciale, e cila ende nuk dihet kur do funksionalizohet.
Për Gjykatën Komerciale, kompetenca e së cilës do të shtrihet në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, tashmë është caktuar edhe numri i stafit, pozitat e tyre, si dhe lokacioni i objektit të saj, shkruan arbresh.info.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) për arbresh.info nuk ka bërë të ditur saktë se kur do funksionalizohet kjo gjykatë, duke shtuar se puna e saj do të nis në bazë të afateve ligjore.
“Gjykata Komerciale do të filloj të funksionojë brenda afateve të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Komerciale”, ka bërë të ditur zëdhënësja e KGJK-së, Aishe Qorraj.
Ajo për arbresh.info ka thënë se për Gjykatën Komerciale është ndarë edhe buxheti.
“Sipas njoftimit nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, me Ligjin e buxhetit për vitin 2022 Nr.08/L-066, në emër të Gjykatës Komerciale janë ndarë këto pozita shtesë dhe mjete buxhetore, pagat dhe shtesat 544,041 mijë euro, ndërsa për mallrat dhe shërbimet 293,000 mijë euro, që gjithsej do jenë 837,041 mijë euro”, ka thënë Qorraj.
Nga kjo shumë 544,041 mijë euro janë për paga dhe shtesat, ndërsa 293,000 mijë euro janë për mallra dhe shërbime.
Numri i punëtorëve do të jetë 44, përfshirë edhe kryetarin dhe gjyqtarët.
“Prej 44 pozitave shtesë, 4 pozita janë për gjyqtarë në shkallën e parë dhe 5 pozita janë për gjyqtarë në shkallën e dytë dhe të tjera janë 35 pozita. KGJK do të kujdeset që stafi do të jetë sa më profesional dhe që i përshtatet nevojave të kësaj gjykate”, shprehet Qorraj për arbresh.info.
Lokacioni i Gjykatës Komerciale tashmë është vendosur, ai do brenda Pallatit të Drejtësisë në Hajvali, aty ku gjenden edhe gjykatat tjera.
“ Lokacioni i Gjykatës Komerciale do të jetë brenda Pallatit të Drejtësisë, por KGJK do të kujdeset që ky lokacion të jetë funksional dhe i përshtatshëm për nevojat e kësaj gjykate”, tregon Qorraj.
Megjithatë, ende nuk është zgjedhur asnjë pjesë e stafit të kësaj gjykate.
Emërimi i kryetarit të Gjykatës Komerciale, sipas saj, pritet të bëhet nga KGJK, ashtu sipas parashihet me ligj.
“Jo nuk është vendosur se kush do të jetë kryetar i kësaj gjykate, për shkak se ne ende nuk kemi një ligj të dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, por në momentin që Ligji do ta kaloj edhe këtë proces, KGJK do të kujdeset që deri në emërimin e kësaj pozite do të jetë një proces i hapur, transparent dhe profesional. Sipas Ligji për Gjykatën Komerciale, kompetent për emërimin e kryetarit të kësaj gjykate është Këshilli Gjyqësor i Kosovës”, thotë KGJK.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 21 janar 2022 me 74 vota pro për ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Komerciale./ Sahide Dedushi/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...