Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq, të cilin e falënderoi për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.
Madje, Konjufca i tha Mesiqit që kur të vijë në Kosovë, ta konsideroj këtë shtet si shtëpinë e tij.
“Kroacia dhe ju keni dhënë një kontribut të çmueshëm për Kosovën. Ne me Republikën e Shqipërisë jemi vëllezër, kemi marrëdhënie vëllazërore, por kemi fat që kemi miq si ju. Kosovën konsideroni si shtëpinë tuaj”.
Edhe Mesiq falënderoi Konjufcën për pritjen që i bëri.
Takimi mes tyre filloi në ora 11:00 derisa mediat u lejuan që të marrin vetëm pamje në fillim./klankosova/
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...