Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore të lehtë ndaj Dritës me rezultat 116:57 (21:14, 31:9, 35:19, 29:15), për tu kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 Kupës së Kosovës Agim Lluka.
Kampionët e Kosovës ishin më të mirë nga fillimi deri në fund, për të shënuar fitore të merituar dhe pa problem, përcjell arbresh.info.
Therandasit e nisën më mirë ndeshjen, me një epërsi deri në nëntë pikë, 19:10, ndërsa e fituan çerekun e parë 21:14. Liderët e elitës së basketbollit të Kosovës dominuan totalisht, duke e rritur epërsinë edhe më shumë, duke shkuar në pushim me shifrat 52:23.
Ngjashëm vazhduan edhe në pjesën e dytë, përkatësisht në periodën e tretë, madje epërsia shkoi në 45 pikë, 87:42, sa ishte rezultati pas 30 minutash. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë vetëm për formalitet, ku Ylli triumfoi me rezultat 116:57.
Therandasit në gjysmëfinale e pret fituesin e ndeshjes Prizreni 16-Bashkimi, që zhvillohet sonte nga ora 20:00.
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...