Vendimi i Qeverisë së Malit të Zi për ndryshimin e vendimit për kriteret për marrjen e shtetësisë malazeze do të anulohet, tha zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.
Vendimi do të anulohet pasi nuk ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ai apeloi Qeverinë që të mos marrë vendime që mund të jenë të dëmshme në mandatin teknik.
“U bëj thirrje kolegëve të mos marrin vendime në mandatin teknik që mund të jenë të dëmshme dhe irrituese. Mos të punojnë si Partia Demokratike e Socialistëve, ku kishin mbushur institucionet, harxhuar rezerva buxhetore”, tha Abazoviq, transmeton telegrafi.
Vendimin për kriteret e marrjes së shtetësisë malazeze Qeveria e ka marrë në një mbledhje elektronike gjatë seancës së Kuvendit, në të cilën është diskutuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, e cila u miratua dhe u shkarkua kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...