Ferran Torres ka bërë një ndikim të menjëhershëm që nga ardhja e tij në Barcelonë. Anësori spanjoll ka shënuar tashmë një gol dhe ka dhënë dy asistime në vetëm katër paraqitje për blaugranët.
Ylli i La Roja është future mirë në filozofinë e Barcelonës si brenda dhe jashtë fushës. Ndërsa aftësitë e tij të mira të kontrollit nga afër dhe të driblimit janë të dobishme kur është në posedim, aftësia e tij për të bërë vrapime dhe hapësira të lira është një tipar që klubit i ka munguar për një kohë të gjatë.
Në një ndërveprim të fundit me ekipin e mediave sociale të Barcelonës, Torres zbuloi udhullin e tij, i cili gjithashtu, ishte një ish-lojtar i klubit.
“Davi Villa është heroi im”.
Më pas, ai shtoi se do t’i pëlqente mundësia për të shkuar në pushime me sulmuesin legjendar spanjoll dhe arsyetoi zgjedhjen e tij.
“Do të doja të shkoja në pushime me të. Nuk do të lodhesha, pasi do të mësoja shumë dhe do të ishte një nder i madh”.
David Villa ishte pjesë integrale e formimit të Pep Guardiolës midis vitit 2010 dhe 2013. Krahas lojtarëve si Lionel Messi, Andres Iniesta dhe vetë Xavi. Villa ishte pjesë e një ekipi që fitoi dy tituj të LaLigës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Spanjës. Në 120 ndeshje zyrtare për klubin, ai shënoi 48 gola./Arbresh.info
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...