Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka ironizuar me një fjali të kryeministrit Albin Kurti në tryezën shkencore kushtuar studiuesit të albanologjisë, profesorit dhe drejtuesit shumëvjeçar të Institutit Albanologjik të Prishtinës, Sadri Fetiu, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij.
“Ne mund të flasim sot edhe për tema të tjera, sepse ka edhe shumë interes për tema tjera. Mund të hedhim edhe akuza dhe kundërakuza.. Mund të analizojmë edhe gjëegjëzat se prindi i prindit që nuk është gjyshi, të debatojmë ta gjejmë kush është ai, apo edhe shumë gjëra tjera. Jo turbina, jo bojleri, jo gjermani, jo partizani. Nuk janë të nevojshme dhe as nuk e mbulojnë mirë rritjen e paarsyetuar të energjisë elektrike”, tha Zemaj sot në seancën plenare./arbresh.info/
Për një javë, policia në rajonin e Ferizajt shqiptoi mbi 150...
Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofon...
Flick konfirmohet rikthimin e Ter Stegenit, por ka një lajm ...
Bisedimet në Downing Street, Starmer siguron Zelenskyn për m...
Vazhdon “saga” Salah-Liverpool, egjiptiani nuk f...
Aksion i Doganës, zbulohet barnatore me barna ilegale