Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tarifat e reja të energjisë elektrike të miratuara nga ZRrE, do të llogariten vetëm nëse shpenzohen mbi 800 kWh.
Ai në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se subvencionimi nga Qeveria e Kosovës, ka ndikuar që ZRrE të rrit pragun e kilovatëve nga 600 sa ka qenë në 800.
Kurti tha se me tarifat e reja dallimi në mes të faturës së re dhe asaj të vjetrës me 850 kWh më një mesatare prej 60-40 ndërmjet dy tarifave të lartës dhe të ultës është 2.5 euro.
“Në rastin e konsumit të shpenzimit 850 KWh, duke llogaritur një raport mesatar 60-40 të tarifës së lartë dhe asaj të ulët në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re, dallimi do jetë minimal nga 49.67 euro në 52.19 euro, rritje për 5 për qind apo 2.5 euro më shumë se në muaj . Mbi 1000 KWh, 10 euro më shumë në muaj Mbi 1200 kWh , një rrije prej 20 euro”, tha Kurti, në mbledhjen e Qeverisë.
Ai tha se në kriza energjetike si në çdo krizë tjetër nuk ka zgjidhje ideale të menjëhershme./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Çfarë tha Albin Kurti për shtrenjtimin e rrymës, ky është fjalimi i plotë
Sot varroset 55-vjeçarja e cila u gjend e vdekur në lumin Lu...
Haxhiu pret sot në takim Komisioneren për Zgjerim, Marta Kos
Kurti pret sot Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos
Netanyahu: Sot Irani është më i dobët se kurrë, Izraeli vijo...
Diell, vranësira dhe reshje lokale, moti për të premten
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj